Shorti i mbajtur pak minuta më parë në Nion të Zvicrës i ka caktuar rivalet e shpresave të dardanëve për tu kualifikuar në Euro 2027 për moshat deri në 21 vjeç.
Në fushatën e saj të Eliminatoreve për tu kualifikuar në “Shqipëri dhe Serbi 2027”, Kosova do të rivalizojë me kombëtare si ajo e Spanjës, Rumanisë, Finalandës, Qipros dhe San Marinos.
Kombëtarja dardane është pjesë e Grupi A, ku bëjnë pjesë plot 6 skuadra. UEFA ka bërë me dije se për në finalet e kompeticionit do të kualifikohen direkt 9 kombëtaret e para të secilit grup si dhe e dyta më e mirë. Ndërsa tetë të dytat e tjera do të luajnë me njëra-tjetrën për të përcaktuar edhe katër të kualifikuarat e fundit.
Eliminatoret e “Euro 2027”
▪ 17–25 Mars 2025
▪ 2–10 Qershor 2025
▪ 1–9 Shtator 2025
▪ 6–14 Tetor 2025
▪ 10–18 Nëntor 2025
▪ 23–31 Mars 2026
▪ 21 Shtator–6 Tetor 2026
Play-off
▪ 9–17 Nëntor 2026