RTSH Sport Live

“Super Bowl LIX”, Ndeshja s’kishte histori, Trump largohet nga stadiumi përpara kohe, spektakli mes pjesëve pati të arrestuar

  • 10/02/2025
  • |
  • Evente Sportive
“Super Bowl LIX”, Ndeshja s’kishte histori, Trump largohet nga stadiumi përpara kohe, spektakli mes pjesëve pati të arrestuar

Finalja e 59-të e Super Bowl ishte prej atyre ku nuk kishte shumë për të treguar. Tifozët e Filadelfias kanë gëzuar gjatë të gjithë kohës pasi mbrojtja e tyre “masakroi” Chiefs-at në të katër pjesët e ndeshjes për të fituar kështu titullin e dytë në historinë e organizatës me shifrat 40-22.

Sa i përket spektaklit mes pjesëve një balerin u arrestua pasi shpalosi flamurin e Palestinës dhe atë të Sudanit gjatë performancës së Kendrik Lamar.

VIP-at në stadium ishin të shumtë ndërsa kryesori Donald Tramp u vu re që të largohej nga “Caesars Superdome” përpara kohe. Në fillim të takimit presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte parashikuar një fitore të Kansas Sitit pasi sipas tij diferencën do ta bënte lojtari më i mirë i NFL-së amerikane, Patrik Mahoms. Mbase në zgjedhjen e bërë nga presidenti ka ndikuar edhe refuzimi që i bëri ftesës së tij ekipi i Filadelfias në 2018-ën pas triumfit në Super Bowl kur refuzuoi që të shkonte në pritjen e Shtëpisë së Bardhë.