RTSH Sport Live

“Tris” i Barcelonës ndaj Majorkës, Sociedad humbet por është në Champions

  • 28/05/2023
  • |
  • Spanjë
“Tris” i Barcelonës ndaj Majorkës, Sociedad humbet por është në Champions
Në javën e 37-të, kampionët e rinj spanjollë fituan dhe baskët u mundën nga Atletico, por Villarreal nuk e shfrytëzo, ndërsa Espanyol ra nga kategoria

Festë në Camp Nou për ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpinë e Barcelonës, e freskët nga titulli, me blaugranët e Xavit që mundën Mallorca-n e Muriqit me rezultatin 3-0 në ndeshjen e javës së 37-të (dhe të parafundit) të La Ligës (me dhjetë lojtarë nga minuta e 14-të për shkak të përjashtimit të Ndiaye). Golat e shënuar nga Ansu Fati (dopietë) dhe Gavi ishin vendimtarë për kampionët e rinj spanjollë.

Atletico Madrid ka mposhtu Real Sociedad 2-1 me golat e Griezmann dhe Molina duke konsoliduar vendin e tretë të mbetur në -1 nga Real Madrid, fitues paraprakisht me Sevillan (e cila më 31 maj do të sfidojë Roma në finalen e Europa League).

Villarreali bie në fushën e Rayo Vallecanos (triumfues me blicet e De Tomas dhe Palazon, ndërsa goli i Lo Celso është i vonë) dhe i jep kualifikimin për në Champions Real Sociedad (i cili mbetet i katërti në +5 me 'Nëndetësen e Verdhë'). Villarrealit do t'i duhet 'të kënaqet' me një vend në Ligën e Evropës, një kompeticion me të cilin do të përballet edhe me Real Betis, Andaluzianët e vendit të gjashtë pushtojnë fushën e Girona me një dygolësh nga Iglesias (1-2 pas epërsisë së vendasve me Gutierrez) dhe shkon në +9 ndaj Osasunës që doli e mundur nga fusha e Getafe (goli i Avilës pas dy minutash nuk mjafton, me Latasa dhe Mata që nënshkruan rikthimin 2-1). Athletic Bilbao mundet në shtëpi nga Elche tashmë e rënë (0 -1, Boye vendimtar në minutën e 92-të).

Cadiz largohet nga zona e nxehta e renditjes duke mposhtur 1-0 Celta Vigo me një gol vendimtar të Sobrinos. Barazimi 2-2 mes Valencias dhe Espanyol ishte i pabesueshëm, duke dënuar mysafirët me rënie: Lopez dhe Lino shënuan për vendësit, Montes dhe Braithëaite për miqtë. Së fundi, një barazim pa gola mes Almerias dhe Real Valladolid, me këtë të fundit që raportohet se ka rënë aktualisht.