Në kuadër të programit shtetëror "Kosova, shtet i xhudos", në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, ka përfunduar trajnimi i pjesëtarëve të Forcës të Sigurisë të Kosovës (FSK) në përvetësimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtje. Presidenti i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, ka thënë se xhudo po lë gjurmë të pashlyeshme me punën e saj, ndërsa do të vazhdohet edhe më tutje me certifikimin e ushtarëve të tjerë.
Agron Kuka: “Sot kemi kënaqësinë dhe privilegjin që në kuadër të programit “Kosova shtet i xhudos”, t’i certifikojmë edhe ne ushtarët e parë, por jo të fundit të ushtrisë sonë të lavdishme. Ne si sport i xhudos bëjmë hapa të lehtë, por ngado që shkelim, lëmë gjurmë të pashlyera dhe kjo sot, jam i bindur që do të mbetet gjurmë e përhershme”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky certifikim i ushtarëve të FSK-së është fryt i bashkëpunimit institucional dhe se kjo do t’i forcojë edhe më tutje djemtë dhe vajzat e ushtrisë së Kosovës.
Agron Kuka: “Përmes programit “Kosova shtet i xhudos”, përveç që po sigurojmë ndërlidhjen e sportit të xhudos me edukim dhe me shëndetin e të rinjve tanë, tashmë po shohim edhe frytet e para të ndërveprimit institucional me sigurinë dhe mbrojtjen. Përderisa Forca e Sigurisë së Kosovës ka mundësinë të përgatitet nga kampionët e botës, njëkohësisht xhudistët tanë tani kanë mundësinë të jenë pjesë e forcës që i shërben popullit dhe shtetit. Forcës e cila është shtyllë e sigurisë në Kosovë dhe shtyllë e paqes në rajon...Ndërlidhja e sportit të xhudos me ushtrinë është një hap tjetër tutje për fuqizimin e djemve dhe vajzave tona në uniformë”.
Ndërsa trajneri Driton Kuka tha se ishte tejet i mahnitur me përkushtimin e ushtarëve të FSK-së për të mësuar teknikat e xhudos gjatë katër javëve stërvitjeje dhe se një punë e tillë do të vazhdojë edhe më tutje me FSK-në dhe Policinë e Kosovës.
“Xhudo përveç se është emblemë e sukseseve të shtetit tonë të Kosovës, por edhe mbarë popullit shqiptar, po shkon përtej asaj, ashtu siç e tha edhe kryeministri Kurti, që xhudo nuk është vetëm sport, xhudo është një ndër shtyllat kryesore të organizimit dhe forcimit te ushtrimeve të mbarë botës, e tani e tutje edhe të ushtrisë sonë”.
“Kam qenë shumë i kënaqur me dy trajnimet dy javore, në total katër javë me ushtarët e litarë të cilët më kanë befasuar me përkushtim, atdhedashuri dhe dëshirë të madhe për t’u aftësuar...Xhudo si sport me suksese në rrafshin sportiv, do të jetë pjesë e pandashme e ushtrimeve të përbashkëta të njësive elitare të FSK-së, pro edhe të policisë sepse dua unë, por do edhe gjitha populli shqiptar që ushtrinë dhe policinë tonë t’i shohë në nivele çfarë kanë arritur sportistet tona”.