RTSH Sport Live

1000 km me avion çdo ditë, Duran i Al-Nassr vendos të jetojë në Bahrein

  • 7 orë para
  • |
  • Futboll Bota
1000 km me avion çdo ditë, Duran i Al-Nassr vendos të jetojë në Bahrein

Xhohn Duran i kushtoi arkave të klubit saudit të Al-Nassr rreth 80 milionë euro, por kjo sofrco financiare mund të mos jetë e vetmja në këtë transferim.

Ish-sulmuesi i Aston Vilës i ka kërkuar klubit të tij të ri që të jetojë në Bahrein pasi vetëm kështu nuk do të pengohej që të jetonte së bashku me të dashurën e tij. Siç dihet në Arabinë Saudite nuk lejohen bashkëjetesat mes gjinive të kundërta nëse nuk kanë bërë celebrim.

21-vjeçari nga kolumbia është gati që të bëjë një zgjedhje të vështirë dhe të udhëtojë çdo ditë me avion nga “Bahrain International Airport” në Riad. Fluturimi, i cili zgjat gati 90’ minuta, do të ishte zgjidhja e vetme që Duran do të mund të stërvitej rregullisht me skuadrën e tij të re.

Nëse palët do të zgjidhnin këtë zgjidhje atëherë kolumbiani do të bënte çdo ditë plot 1000 kilometra rrugë për të qenë një lojtar me kohë të plotë i Al-Nassr.