José Mourinho njihet gjerësisht si një nga trajnerët më të mirë të shekullit të 21-të dhe një nga më të mëdhenjtë në histori. Për disa, megjithatë, trajneri aktual i Fenerbahçes nuk mund të konsiderohet as trajneri më i mirë portugez. Ricardo Quaresma e pretendon këtë dhe fjalët e tij me siguri do të shkaktojnë diskutime, sigurisht që do të sjellë dhe një përgjigje nga Special One.
Ish-lojtari i Interit dhe i Portos, i stërvitur nga Mourinho te zikaltërit, ishte i ftuari në emisionin Júnior Coimbra Shoë, ku vlerësoi Jorge Jesus, i konsideruar si trajneri më i mirë portugez: “E kam thënë gjithmonë dhe do ta përsëris. Ne mund të flasim për Mourinhon, por për mua, Jorge Jesus është më i miri”.
“Kudo që shkon, ai fiton. Ky është realiteti, ai është thjesht trajneri që e kupton më shumë futbollin. Është trajneri më i mirë portugez”, nënvizoi anësori që ishte kampion europian me Portugalinë në vitin 2016.