Xhamajka i rrëmben SHBA-së një medalje të artë në një nga garat më të luftuara të kësaj olimpiade, 110 m me pengesa. Favoriti, Grant Holloëay dështoi në misionin për të respektuar parashikimet duke i dhënë fund edhe ecurisë së çmendur të tij me 24 fitore në po kaq gara. Ishte Hansle Parchment që e mbylli finalen në vendin e parë me kohën 13:04, duke lënë pas amerikanin dhe bashkëkombasin Ronald Levy.
Ishte Holloëay që nuk arriti të ruante ritmin e fillimit duke lëshuar terren në pjesën e dytë të garës, ndërsa Usain Bolt nxitoi ta uronte bashkëkombasin e tij pas gares fantastike në stadiumin olimpik të Tokios. “Thjesht magjik, i shkqlyer”, shkruajti ish kampioni olimpik në rrjetet sociale ndërsa pas garës kamioni i ri u shpreh: “Kam punuar shumë, shumë fort për të kapur Holloëay dhe u jam shumë mirënjohës të gjithëve”.
Në krahun tjetër, Holloëay u shfaq nervoz dhe aspak i lumtur me këtë rezultat pasi objektivi i tij ishte medalja e artë pas vendit të parë në Botërorin e vitit 2019. Atleti 23 vjeçar gjithashtu pjesëmarrës në hedhjen së gjati dhe në garën e 400 metrave theksoi se objektivi i radhës Paris 2024 është në shënjestrën e tij pasi ka ende shumë për të bërë.