Në 18 dhjetor të vitit 2022, Argjentina fitoi Kupën e Botës, për herë të tretë në historinë e saj. Protagonisti absolut i skuadrës “albiceleste” në Katar ishte padyshim Leo Messi.
Padiskutim që Kupa e Botës 2022 mund të quhet Botërori i Messit. “Pleshti” arriti që të fitonte në Katar një trofe që e kishte ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij. Messi fitoi Botërorin si kapiten dhe si lider.
Ylli argjentinas u vlerësua me çmimin Lojtari më i mirë i turneut dhe u rendit i dyti në listën e golashënuesve me 7 gola të realizuar, 2 prej të cilëve në finale, ku Argjentina mposhti Francën e Mbapesë pas penalltive (koha e rregullt përfundoi 2-2, koha shtesë 3-3, Aregjentina fitoi 4-2 me penallti).