“Argjentina u ndihmua për të fituar Kupën e Botës”, këto janë akuzat e rënda ndaj Selección të Scaloni nga Diego Lugano, ish-mbrojtësi i Uruguajit (i cili tani e tutje do të drejtohet nga një trajner i ri, argjentinasi Marcelo Bielsa). Në veçanti, në një intervistë për ‘Futbol por Carve’, Lugano është ndalur në disa momente ‘kyçe’ të Botërorit në Katar.
Lugano tha: "E ndihmuan Argjentinën të bëhej kampione e botës. Nuk ka dyshim se i dhanë një dorë. Ata do të kenë meritat e tyre, por nga pesë penalltitë që i dhanë, katër janë totalisht të detyruara. Ky është një realitet, por është edhe falë Messi, i cili ka peshë të madhe në nivel global”.
Ish-mbrojtësi ka probleme edhe me VAR-in: "Ajo që më shqetëson është se lojtarët nuk e shprehin mendimin e tyre. VAR vendos një kampionat, të ardhmen e një lojtari apo një trajneri. VAR sjell më shumë dyshime sesa drejtësi për ne. Nuk do të flas për Kupën e Botës në Katar sepse është për të ardhur keq”.