RTSH Sport Live

2 medalje në Paris 2024, ekipi olimpik i Kosovës kthehet në atdhe

  • 03/08/2024
  • |
  • Paris 2024
2 medalje në Paris 2024, ekipi olimpik i Kosovës kthehet në atdhe

Ekipi olimpik i Kosovës do të kthehet në atdhe me dy medalje olimpike nga nëntë të mundshme nga Lojërat Olimpike, pasi Hana Beiqi dhe Gresa Bakraçi ishin atletet e fundit kosovare që garuan në Paris 2024.

Beiqi dhe Bakraçi dështuan qysh në raundet e para në garat e tyre përkatëse të shtunën në kryeqytetin francez, duke ngelur pa medalje.

Megjithatë, ekipi olimpik do të kthehet në Kosovë me dy medalje olimpike nga kjo Olimpiadë, pasi kampionia olimpike nga Tokio 2020, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo, ndërsa Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në debutimin e saj.

Fazliu triumfoi në kategorinë deri në 63 kilogramë për ta fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

Në këto lojëra e shënoi debutimin si trajnere edhe xhudistja legjendare kosovare, Majlinda Kelmendi, duke e fituar medaljen e parë olimpike në rolin e saj të ri, si trajnere Fazliut.

Kelmendi shkroi historinë e sportit kosovar kur e bë kampione olimpike në debutim në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Përveç Beiqit dhe Bakraçit, medalje nuk arritën të fitojnë as Adell Shaboviq, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Donjeta Sadiku.

Kosova udhëtoi drejt Parisit me nëntë atletë në sporte si, xhudo, not, atletikë dhe boks.