RTSH Sport Live

25 rusë dhe bjellorusë, në Olimpiadë

  • 09/07/2024
  • |
  • Sporte të tjera
25 rusë dhe bjellorusë, në Olimpiadë
IOC konfirmon pjesëmarrjen e tyre në “Paris 2024”

25 sportistë rusë dhe bjellorusë do të jenë të pranishëm në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Lajmi është konfirmuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Ata do të konkurrojnë si neutralë. Sportistët kanë siguruar kualifikimin  si dhe është vërtetuar se ata nuk kanë patur asnjë lidhje me luftën në Ukrainë.

Katërmbëdhjetë atletë rusë dhe 11 bjellorusë janë autorizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të garuar si neutralë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Vendimi ka ardhur nga IOC, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pasi ka vërtetuar më parë se të gjithë këta sportistë nuk kanë patur asnjë lidhje me konfliktin në Ukrainë.

IOC ka njoftuar se do të jenë 25 sportistë, 14 rusë dhe 11 bjellorusë të ndarë në 5 disiplina sportive. Grupi kryesohet nga çiklisti Aleksander Vlasov, Tamara Dronova e Alena Ivanchenko, ndërsa në tenis bie në sy mungesa e Andrej Rublev, i cili, siç njoftoi presidenti federal Shamil Tarpischev, nuk do të jetë i pranishëm në Paris, ashtu si edhe kolegët Karen Khachanov dhe Liudmila Samsonova.

Në gjimnastikë, rusja Anzhela Bladtceva dhe bjellorusët Ivan Litvinovich e Viyaleta Bardzilouskaya. Në peshëngritje do të jetë vetëm delegacioni i Minskut me Siuzanna Valodzka dhe Yauheni Tsikhantsou. Në mundje është skuadra me numrin më të madh të sportistëve, 11. Ndërsa në taekëondo nuk ka pjesëmarrës.