Nuk ka histori ndeshja mes Jannik Sinner dhe Alex De Minaur, e vlefshme për një vend në gjysmëfinalet e Australian Open.
Tenisti italian dominon totalisht sfidën, të cilën e fiton me rezultatin e pastër 3-0 (6-3 6-2 6-1) dhe siguron një vend mes katër më të mirëve të turneut.
Në gjysmëfinale Sinner do të përballet amerikanin Ben Shelton eliminoi në çerekfinale italianin Lorenzo Sonego, duke e mposhtur me rezultatin 3-1.
Është përcaktuar edhe gjysmëfinalja tjetër e femrave në Australian Open. Keys do të përballet me Sëiatek në një sfidë që vlen një vend në finalen e madhe. Amerikania Keys mundi 2-1 në çerekfinale Svitolinën, ndërsa polakja mposhti 2-0 Navarron.