RTSH Sport Live

Australian Open, Djokovic sfidon Alcaraz për një vend në gjysmëfinale

  • 5 orë para
  • |
  • Sporte të tjera
Australian Open, Djokovic sfidon Alcaraz për një vend në gjysmëfinale

Novak Djokovic nuk gabon dhe kualifikohet në çerekfinalet e Australian Open për herë të 15-të në karrierën e tij: 24 herë kampioni i Grand Slameve mposhti çekun Jiri Lehecka në tre sete 3-0 (6-3, 6-4, 7-6).

Serbi kualifikohet për herë të 15-të në çerekfinalen e Australian Open, pasi mundi çekun Jiri Lehecka, me rezultatin 6-3, 6-4, 7-6 në pak më shumë se dy orë e gjysmë lojë.

Tashmë Djokovic do të përballet me Carlos Alcaraz në ndeshjen e shumëpritur të së martës, një finale e parakohshme mes dy kandidatëve kryesorë për të fituar Australian Open.