Novak Djokovic mund me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4, 6-3, 6-4) spanjollin Carloz Alcaraz dhe kualifikohet për në gjysmëfinalen e këtij edicioni të turneut Australian Open.
Serbi triumfon në këtë finale të parakohshme dhe siguron një vend mes 4 më të mirëve të këtij turneu për herë të 12-të në karrierë.
Më herët, një biletë për në gjysmëfinale e siguroi edhe Zverev , që mposhti 3-1 amerikanin Paul në “Rod Laver Arena”.
Te femrat janë kualifikuar për në gjysmëfinale Badosa dhe Sabalenka, që kanë mposhtur respektivisht 2-0 Gauff dhe 2-1 Pavlyuchenkova.