Pas një ndeshjeje dramatike, i prekur edhe nga një gjendje jo e mirë shëndetësore, Sineri arriti të mundë Run dhe kalon në çerekfinalet e Australian Open. Një sfidë interesante është edhe ajo midis Xhokoviç dhe Alkaraz.
Jemi mësuar ta shohim duke mbizotëruar ndaj kundërshtarëve të tij, por këtë herë Jannik Sinner nuk u “kufizua” vetëm duke mposhtur Holger Rune për të kaluar në çerekfinalen e Australian Open. Tenistit numër një në botë iu desh të përballej edhe me veten, për shkak të një gjendje jo të mirë shëndetësore, që për pak e nxori nga loja, duke ndikuar në ndeshjen e tij. Por falë stafit dhe fizioterapistëve të tij, Jannik arriti të dilte nga fusha fitues me rezultatin 3-1.
Por pas kësaj fitoreje, tenisti italian duhet të rikuperohet shpejt, për të qenë i gatshëm në përballjen e radhës, atë ndaj De Minaur. Në setin e dytë të ndeshjes, Siner nuk ndjehet mirë dhe detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore. 11' ndalesë dhe pasiguri e madhe për gjendjen e italianit, të cilit filloi t’i dridhej dora.
Megjithatë, kur ndeshja rifilloi, vendosmëria e italianit bëri diferencën, me Run që u tregua edhe një herë “i pafat” në menaxhimin e momenteve të vështira. Në çerekfinalet e Australian Open kalon edhe Lorenzo Sonego që do të ketë përballë Shelton. Ndërkohë që të gjithë vëmendjen e ka marrë çerekfinalja ku do të ndeshen dy nga yjet e tenisit botëror, Djokovic-Alcaraz.
Kjo sfidë do të zhvillohet të martën në orën 10.30, në Rod Laver Arena. Nole, aktualisht nr 7 në botë, kërkon të realizojë ëndrrën për trofeun e 11 të turneut australian, por për ta arritur këtë duhet të fitojë ndaj një kundërshtari tepër të fortë si Alcaraz, i treti në botë. Spanjolli nga ana e tij synon të fitojë për herë të parë Australian Open.