RTSH Sport Live

Abakarov dhe Valiev, të artët e Shqipërisë

  • 26/05/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Abakarov dhe Valiev, të artët e Shqipërisë
Shqipëria zë vendin e tretë me 113 pikë, kurse si skuadër fituese Kazakistani

Zelimkan Abakarov dhe Shermen Valiev ishin dy medalistët e artë në stilin e lirë në turneun e katërt ndërkombëtar, që u zhvillua për dy ditë në sallën sportive “Farie Hoti”. Madje Abakarov ishte dhe sportisti më i mirë i aktivitetit, kjo për të dytin vit radhazi në turneun ndërkombëtar “Muhamet Malo”.

Ndërkohë Shqipëria si ekip zuri vendin e tretë me 113 pikë, kurse Moldavia në vendin e dytë me 126 pikë dhe Kazakistani me 165 pikë ishte fituese në stilin e lirë.

Shqipëria numëron dhe një medalje të argjendtë me Marin Jakun në peshën deri në 92 kilogram.