Erzeni humb shansin për të parakaluar Partizanin e vendit të dytë me barazimin spektakolar që arriti në Kamës përballë Kastriotit të vendit të fundit.
Golat - Sfida nisi mjaft mirë për ekipin mik duek shënuar dy herë në pjesën e parë me Asanin dhe Kapllanin. Ndërkohë që në pjesën e dytë krutanët ngritën nivelin e lojës dhe reaguan mjaft mirë, ku në harkun e 6 minutave, shënuan dy herë për të rivendosur baraspeshën.
Optimizmi - Në fund të ndeshjes trajneri i krutanëve, Mema, tha: "Lojtarët dhanë maksimumin. Kam keqardhje për shpërdorimin e rasteve, sidomos përballë një kundërshtari që kishte rënë nga ana psikologjike. Më vjen keq edhe pjesa e parë për rastet dhe mënyrën se si kemi pësuar golat. Gjithsesi ky rezultat më jep shpresë".
Renditja – Pas 20 takimesh Kastrioti vazhdon të jetë në vendin e fundit të renditjes, me 20 pikë, ndërsa Erzeni ngjitet në vendin e tretë me 30 pikë.
Java 20
Dje
EGNATIA 1-2 TIRANA
Duamena 10′ / Përgjoni 2′, Hasani (P) 66′
Partizani 1-2 Laçi
28′ Da Silva / 45’+3′ Turkaj, 66′ Shkurtaj
Sot
Kastrioti 2-2 Erzeni
Stojanoviç 58′, Greca 63′ / Asani 5′, Kapllani 34′
16:00 Teuta-Bylis
19:00 Vllaznia-Kukësi