RTSH Sport Live

Abissnet Superiore: Kryesojnë Vllaznia dhe Egnatia, Tirana ka harruar të fitojë

  • 16/09/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Abissnet Superiore: Kryesojnë Vllaznia dhe Egnatia, Tirana ka harruar të fitojë

Ka përfunduar java e 5-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, që uli siparin mbrëmjen e sotme me dy takimet e fundit, Tirana – AF Elbasani dhe Dinamo City – Skënderbeu.

Në “Air Albania” ndeshja Tirana – AF Elbasani u mbyll në barazim me rezultatin 1-1. Dinamo City triumfoi në “Elbasan Arena” ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-1.

Po sot, u zhvillua edhe sfida Laçi – Partizani që u mbyll në barazim me rezultatin 1-1.

Të dielën fituan në takimet e tyre Egnatia dhe Vllaznia. Rrogozhinasit triumfuan në shtëpi ndaj Bylisit me rezultatin e thellë 4-0, ndërsa shkodranët fituan në “Niko Dovana” ndaj Teutës 2-1.

Të gjitha ndeshjet kanë ardhur për shikuesit drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.