RTSH Sport Live

Abissnet Superiore në RTSH/ Egnatia gjithnjë e më shumë lidere, Bylisi dhe Elbasani nuk “vrasin” njëra-tjetrën

  • 15/02/2025
  • |
  • Abissnet Superiore
Abissnet Superiore në RTSH/ Egnatia gjithnjë e më shumë lidere, Bylisi dhe Elbasani nuk “vrasin” njëra-tjetrën

Ndeshjet e para të javës së 25-të të Abissnet Superiore kanë dhuruar mjaft emocione dhe plot katër gola.

Në Rrogozhinë skuadra kampione në fuqi ka mundur lehtë Partizanin “e gjymtuar” prej kartonëve të derbit duke krijuar edhe një shkëputje prej tetë pikësh në klasifikim. Golat e Lushkjes dhe Sotës i kanë dhënë tri pikë të arta vendasve të cilët “blindojnë” vendin e parë me 48 pikë ndërsa Partizani qëndron në të katërtin me 40 pikë.

Në “Adush Muça” skuadra e Bylisit dhe e Elbasanit kanë ndarë nga një pikë falë dy golave të shënuar në secilën pjesë. Në të parën ishin miqtë, të cilët festuan golin e Tsague ndërsa në fraksionin e dytë vendasit ekuilibruan shifrat me Berkon. Pas 25 takimesh Elbasani mban vendin e pestë me 30 pikë ndërsa Bylis të shtatin me pesë më pak.