Në Korçë të dy skuadrat janë mundur më shumë të evitojnë humbje se sa të tentojnë tri pikët. Skënderbeu në ndeshjen e parë të Ernest Gjokës në stol ishte i kujdesshëm në mbrojtje. Ndërsa nga ana tjetër Tirana ishte mjaft e limituar edhe për shkak të dëmtimeve të shumta.
Episodi për tu mbajtur mend ishte ai gol i shënuar nga Tirana në fund të pjesës së parë, por VAR anulloi gjithçka për të pozicion jashtë loje.
Me pikët e ndara të dy ekipet vazhdojnë të qëndrojnë në zonën e ftohtë të klasifikimit.