Prodhuesi i veshjeve sportive, ADIDAS dhe Federata Gjermane e Futbollit kanë bllokuar shitjen e fanellave të përfaqësueseve gjermane me numër 44, si një përgjigje ndaj kritikave të lindura ditë më parë, i cili kujton një simbol nazist.
Bëhet fjalë për një simbol, që sipas pretendimeve i ngjan atij të përdorur nga njësitë naziste SS të epokës së Luftës së Dytë Botërore. “Ne do të bllokojmë personalizimin e fanellave në dyqanin tonë online”, tha një përfaqësues i ADIDAS.
Ndërkohë, edhe Federata Gjermane e Futbollit ka ndërprerë dorëzimin e fanellave me numrin 44 të porositur në dyqanin e saj online.
Çështja u ngrit fillimisht nga historiani Michael König, i cili tha se dizajni i kompleteve ishte "shumë i diskutueshëm".