Në vështirësi te Paris Saint-Germain, ku ai nuk është më pjesë e planeve të Luis Enrique, Milan Skriniar mund të nisë një aventurë të re në Turqi gjatë merkatos së dimrit. Sipas gazetës turke “Fotomac”, qendërmbrojtësi sllovak ka gjetur tashmë një marrëveshje kontraktuale me Galatasaray për një transferim në janar.
Thuajse 30 vjeç, Skriniar, i cili mbërriti në Francë si lojtar i lirë në vitin 2023, nuk ka arritur kurrë të bindë te PSG. Pas 18 muajsh ulje-ngritje, lamtumira e tij tashmë duket e afërt, me perspektivën e një transferimi në Stamboll.
Megjithatë, lëvizja nuk është ende përfundimtare pasi Galatasaray është ende duke negociuar detaje me klubin parisien. I paraqitur si një shtyllë e mbrojtjes së Parisit pas mbërritjes së tij, Skriniar gradualisht humbi vendin e tij titullar përkrah Marquinhos për shkak të dëmtimeve dhe paraqitjeve zhgënjyese.