RTSH Sport Live

Adrian Aliaj: Nuk kam dyshuar kurrë në aftësitë e Rrahmanit

  • 05/03/2021
  • |
  • Itali
Adrian Aliaj: Nuk kam dyshuar kurrë në aftësitë e Rrahmanit
Agjenti i Amir Rrahmani foli për objektivat e mbrojtësit me skuadrën e Napolit

Adrian Aliaj, agjent i Amir Rrahmani, gjatë një interviste, ka folur për performancën më të fundit të lojtarit që përfaqëson, si dhe objektivat që i ka vendosur vetes si një lojtar i skuadrës së Napolit.

“Më në fund gjithçka po kthehet në vendin e duhur. Unë kurrë nuk kam pasur dyshime në lidhje me cilësitë e Amir, i cili shpreson të jetë në gjendje të shkruajë histori me Napolin dhe një ditë të bëhet kapiten i ekipit. Amir gjithmonë më thotë se e do këtë qytet, se e do këtë klub dhe ndihet I vlerësuar nga tifozët e Napolit: ai është i mahnitur nga fakti që ata janë gjithmonë plot emocione dhe temperament”.