RTSH Sport Live

Gjimshiti sfidon Juventusin në finalen e Kupës, mbrojtësi kuqezi në formacion e javës

  • 25/04/2024
  • |
  • Itali
Gjimshiti sfidon Juventusin në finalen e Kupës, mbrojtësi kuqezi në formacion e javës

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Atalantës dhe të marrë vlerësime javë pas jave.

 31-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm i skuadrës zikaltër, me të cilën ka arritur që të sigurojë një vend në finalen e Kupës së Italisë, ku përballë Atalantës do të jetë Juventusi.

Mbrojtësi kuqezi ishte titullar në fitoren 4-1 ndaj Fiorentinës në gjysmëfinalen e kthimit dhe është zgjedhur në formacionin e javës së Kupës së Italisë nga faqja e specializuar “Sofascore”.