RTSH Sport Live

Adriano, solidaritet për Simone Biles: E di mirë se çfarë po të ndodh

  • 29/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Adriano, solidaritet për Simone Biles: E di mirë se çfarë po të ndodh
Ish-sulmuesi brazilian i kushtoi një postim emocionues atletes amerikane, e cila vendosi të tërhiqej nga Lojërat Olimpike

Ish -futbollisti Adriano gjithashtu tha fjalën e tij për gjimnasten, Simone Biles, kampione olimpike në Rio2016, e cila së pari u largua nga skuadra në konkurrencën ekipore dhe më pas u tërhoq nga ajo individuale. 24-vjeçarja është "ndalur" për shkak të gjendjes së saj emocionale, nuk mund të përballonte garën, ndërkohë që pritshmëritë janë maksimale. Një vendim për tu përqëndruar totalisht në shëndetin e saj mendor.

Për këtë arsye "Perandori" donte t'i kushtonte një postim emocionues asaj në Instagram: "Simone Biles ... Unë e di saktësisht - shkroi Adriano - çfarë po ndodh me ty dhe nuk është e drejtë që njerëzit të të gjykojnë kaq rëndë. Bëhu i lumtur dhe kujdesu për veten. Edhe unë e kam kaluar gjithë këtë dhe akoma sot më pyesin pse dhe çfarë ndodhi. Zoti i falë këta njerëz të këqij".