RTSH Sport Live

Agbenenu e Nagase, të artët e xhudos

  • 27/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Agbenenu e Nagase, të artët e xhudos
Shpallen medalistët e peshave 63 kilogram për femra dhe 81 kilogram për meshkuj

Xhudo ka shpalluar medalistët e radhës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, teksa garat e peshës deri në 63 kilogram për femra dhe 81 kilogram për meshkuj kanë ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Pikërisht në RTSH 2 në një transmetim prej dy orë e 10 minutash janë shijuar të gjitha emocionet e fitoreve të medaljeve. Lot gëzim dhe lot hidhërimi, apo dhe ndër ata që e shijojnë një medalje për herë të parë në karrierën e tyre në Lojërat Olimpike.

 Për femra ishte një “deja-vu” e finales së Lojërave Olimpike “Rio 2016” mes sllovenes Tina Trsnjak dhe francezes Klaris Agbenenu. Në Rio pat fituar sllovenia, por në Tokio gjërat kanë ndryshuar, ndërsa Agbenenu është medalistë e artë duke fituar me vazari në kohë shtesë, quajtur ndryshe golden score, apo pikë të arta. Dhe medaliste të bronzta Maria Çentrakio e Italisë dhe Katerin Boshemin-Pavard e Kanadasë.

 Në peshën 81 kilogram e arta ka shkuar për japonezin Takano Nagase, që ngjit shkallët e podiumit, sepse në Rio ka qenë i bronztë e tani në vendin e parë. Në finalen e madhe ka mundur mongolezin Mollaei me vazari 1-0. Të bronztat kanë shkuar për austriakun Borkashvili dhe belgun Kasse. Tanimë të mërkurën do të jenë finalet e peshës deri në 70 kilogram dhe për meshkuj deri në 90 kilogram, që do të vijnë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.