RTSH Sport Live

Aksionet e Tiranës, Gjykata vendos pezullimin e ankandit

  • 24/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Aksionet e Tiranës, Gjykata vendos pezullimin e ankandit

Çështja e nxjerrjes në ankand të Tiranës ka krijuar një zhurmë në opionin sportiv. Fillimisht u përfol, bllokimi i aksioneve dhe ndryshimi i pronësisë. Ditën e hënë u zhvillua ankandi i parë, por dështoi dhe pas rreth 15 ditësh do të ketë një tjetër.

Megjithatë kjo çështje ka marrë një kthesë tjetër, pasi shoqëria Halili, pronari i 66% të aksioneve të KF Tiranës ka kundërshtuar procesin e shitjes dhe i është drejtuar gjykatës me një kërkesë padi objekti i të cilës është pezullimi i ekzekutimit të vendimit që ka fituar familja “Preza”.

Gjykata ka pranuar kërkesën e bërë nga klubi kryeqytetas për pezullimin e veprimeve përmbarimore për shkak të shkeljeve procedurale. Një lloj frymëmarrjeje për Tiranën në këtë fund sezoni për të rregulluar problemet administrative.