RTSH Sport Live

Akuzat e Perez, reagon për herë të parë  Luis Figo

  • 21/07/2021
  • |
  • Spanjë
Akuzat e Perez, reagon për herë të parë  Luis Figo
Portugezi ka deklaruar se çështja me presidentin e Realit është mbyllur

Luis Figo ka deklaruar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka kërkuar falje atij për kritikat e ashpra që kishte bërë në një audio të publikuar së fundmi në media spanjolle. Figo ishte në mesin e shumë legjendave të Real Madridit që u kritikuan dhe fyen nga presidenti Perez në një varg audio-incizimesh të publikuara këtë muaj nga gazeta El Confidencial.

Në një audio nga viti 2006, Perezi kishte thënë për ish-yllin portugez: “Figo është ai që i shkatërron dhomat e zhveshjes. Dy njerzit më të këqijtë janë Figo dhe Rauli”. Figo nuk ishte i vetëmi që mori kritikav  dhe  fyerjeve të tilla nga  Perezit, pasi në audio-incizime përmendeshin edhe emra të mëdhenj si Iker Casillas, Raul Gonzales, Vincente del Bostuqe, Jose Mourinho dhe Cristiano Ronaldo. Por Figo, deklaroi  se ka folur me Perezin dhe janë sqaruar.

“Mendoj se në biseda private mund të thuash gjëra që nxirren nga konteksti. Unë e pata mundësinë të flas me të (pas publikimit të audiove) dhe ai më kërkoi falje, prandaj kjo është çështje e mbyllur tashmë”, shtoi ai. Figo iu bashkua Real Madridit në vitin 2000 nga rivali i përbetuar Barcelona, duke shkaktuar polemika të mëdha dhe duke e nxitur incidentin e famshëm me kokën e derrit. Ai i kishte kaluar pesë vjet tek Barcelona paraprakisht. Figo i kaloi pesë vjet të tjera tek Reali dhe pastaj iu bashkua Interit, para se të pensionohej më 2009.