RTSH Sport Live

Alaba nuk pranon rinovimin, kërkon largimin nga Bayern

  • 20/12/2020
  • |
  • Gjermani
Alaba nuk pranon rinovimin, kërkon largimin nga Bayern
Rummenigge: "Lojtari nuk e ka pranuar ofertën tonë të rinovimit." Juve, PSG, Real Madrid dhe Barça, në garë për austriakun

David Alaba nuk rinovon me Bayern Munchen. Njoftimi erdhi drejtpërdrejt nga menaxheri bavarez, Rummenigge, i cili konfirmoi për shtypin gjerman se lojtari do të jetë i lirë të negociojë me kë të dojë nga 1 janari: "Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për të arritur një marrëveshje. Kishim disa bashkëbisedime, por dëshironim një përgjigje nga ai në fund të tetorit. Nuk ndodhi dhe nuk e di nëse do të vazhdojmë negociatat. Ajo që dua të sqaroj është se oferta jonë pasqyroi në mënyrë të përsosur vlerësimin që kemi ndaj tij, por ai nuk e pranoi atë”.

Lista e klubeve të interesuara për kampionin austriak është e gjatë: nga Juve te PSG, duke kaluar te Real Madrid të Zidane dhe Manchester City të Guardiola, pa harruar Barcelonën. Pengesë është paga e lartë që do të kërkojë Alaba: jo më pak se 15 milionë euro në sezon.