Kriza e rezultateve po ndryshon skenarin e ardhshëm të stolit të Juventusit. Me Ligën e Kampionëve aktualisht në rrezik, nuk përjashtohet, shkruan Tuttosport, një shkarkim i Allegrit që këtë sezon.
Bologna e Thiago Motta-s u ngjit në vendin e katërt, vetëm dy pikë prapa bardhezinjve. Nga ana tjetër, Roma me ardhjen e De Rossit ka ndryshuar marsh dhe është e pesta, 7 pikë prapa skuadrës torineze.
Pankina e Allegrit është aktualisht solide për 180 minuta të tjera, por një rezultat negativ në Juventus-Fiorentina të dielën në orën 20:45 dhe Torino-Juventus të shtunën e ardhshme në orën 18:00 mund të jetë fatal për qëndrimin e trajnerit Max Allegri deri në fund të sezonit.