RTSH Sport Live

Amarildo Vraja, mbreti i “Kavaja Boxing Night”

  • 02/10/2021
  • |
  • Evente Sportive
Amarildo Vraja, mbreti i “Kavaja Boxing Night”
Unioni i Boksit Shqiptar “Mirënjohje” për kampionin e Botës, Florian Marku

Amarildo Vraja është mbreti i mbrëmjes së boksit profesionist në Kavajë, teksa ka fituar me nokaut në raundin e tretë ndaj gjeorgjianit Niki Gvajaja. Pikërisht pas raundit të tretë, ndërsa më parë kishte rënë dy herë në nokdaun, Gvajaja është tërhequr dhe fitorja ka shkuar për Vrajën në një mbrëmje e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionin Shqiptar.

Një tjetër ndeshje e rëndësishme e mbrëmjes ishte dhe dueli i Neraldo Ymerit me gjeorgjianin Kurtanidze, i cili ka fituar me nokaut në raundin e parë.

Por surpriza e mbrëmjes ka qenë prania e kampionit të botës në versionin IBF, Florian Marku, që i është akorduar nga Unioni i Boksit Shqiptar titulli “Mirënjohje”, sikurse dhe presidentit të boksit profesionist italian, Salvatore Kerki.

Ndërkohë në sfidat e tjera Jakupi fitoi me moldavin Petrov, Dalipi fitoi me turkun Çetin, Skuqi mund Varfin, Naziri triumfoi ndaj Suljak dhe Xhelili e regjistroi suksesin e tij me Kol.