RTSH Sport Live

Analiza e Muçës: Tirana e Partizani kanë një avantazh, por asnjë skuadër nuk ka stabilitet

  • 13/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Analiza e Muçës: Tirana e Partizani kanë një avantazh, por asnjë skuadër nuk ka stabilitet
Shkëlqim Muça, i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, ka analizuar Superioren

“Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, nuk mund të thuash se njëra apo tjetra skuadër ka stabilitet, prandaj kampionati është mjaft interesant. Unë shikoj që Tirana dhe Partizani kanë një avantazh në ndeshjet e tyre. Muaji prill do të jetë vendimtarë”.

Shkëlqim Muça, i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, ka analizuar javën e 25-të të “Abissnet Superiore”, duke evidentuar një kampionat interesant me skuadra që deri tani nuk kanë treguar stabilitet.

Suksesi i bardhebluve - “Një ndeshje që e nderoi Tiranën, në pjesën e parë ishte një hap më përpara. Nuk është pak të shënosh tre gola në pjesën e parë. Më pas Laçi mori situatën në dorë. Tirana nuk u ngrit asnjëherë në nivelin e pjesës së parë dhe rrezikoi deri në fund. Gjithsesi, unë e kam thënë që Tirana, Partizani por edhe Vllaznia janë për kampion, por nuk ka një skuadër që të bindë plotësisht”.

Barazimi në “Loro Boriçi” - “Partizani e nisi ndeshjen me bonus, duhet ta kishte shfrytëzuar, të ishte më i kujdesshëm. Por e kam thënë edhe më parë, kanë problem në mbrojtje, edhe golin e pësoi shumë shpejt. Por ishte një ndeshje e mirë në pjesën e parë, mund ta kishte fituar ndeshjen. Në pjesën e dytë ra, nuk kam parë akoma dy sulmuesa që të mbajnë ritmin. Megjithatë, luajti me një skuadër të fortë, një skuadër që pretendon. Vllaznia është katër pikë pas Partizanit, është një skuadër që pretendon”.

Suksesi i Erzenit ndaj Egnatias - “Kur të mbarojë kampionati dhe të themi se kush ishin 10 ndeshjet më të bukura, unë e llogaris këtë ndeshje. Egnatia ishte më e stepur në pjesën e parë, por në pjesën e dytë bëri lojë. Ishte një ndeshje mjaft e bukur, fitoi ajo skuadër që u tregua më e saktë. Edhe Egnatia mund të kishte shënuar golin e barazimit, edhe mund të fitonte ndeshjen. Ishte një ndeshje shumë e bukur”.

Ecuria e Kukësit - “Kukësi i Hallaçit ka ndryshuar shumë. Në një skuadër ka shumë rëndësi atmosfera, puna që bëhet gjatë javës, ka ndryshuar shumë, ne e shikojmë se si sillen në fush. Skuadra mer pjesë me shumë lojtarë. Trajneri dhe stafi kanë bërë punën e tyre. Tani kanë një situatë të shëndoshë, por duhet bërë shumë kujdes. E kam thënë edhe më parë, Hallaçi është një aset për Kukësin, të gjithë duhet ta mbështesin. Edhe si lojtar ka luajtur në nivele të larta. Ndërkohë, Ballshi e nis gjithmonë mirë, bën lojë, por lejon shumë hapësira, pëson gola”.

Barazimi i Teutës me Kastriotin - “Ishte një ndeshje që do shumë karakter, shumë agresivitet, shumë dëshirë për ta fituar. Teuta bëri një ndeshje të dobët, nuk bëri më shumë për ta fituar ndeshjen”.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Tatrssner JAVA 25 RENDITJA SKUADRA 市 KFTIRANA POZICIONI 1 2 3 PIKẾT 43 KF PARTIZANI 41 EOFATIA KF EGNATIA 37 KF VLLAZNIA 5 37 KF ERZENI 36 FK KUKESI 34 7 8 KF TEUTA 33 KF LAÇI 30 FK BYLIS 10 27 KS KASTRIOTI 24"