Karlo Ançeloti ka qenë ironik pas fitores së Realit përballë Las Palmasit. Në konferencën e zakonshme për shtyp trajneri italian ka treguar me stil se skuadra e tij udhëheq klasifikimin e La Ligës.
“Jam disi konfuz, nuk e di... ne luajmë keq, por jemi të parët”, tha Ançeloti përballë gazetarëve. Më tej ai tregoi qartë se po bënte ironi kur pyeti të pranishmit se cila prej skuadrave të mëdhaja në Europë bënte futboll të bukur.