RTSH Sport Live

Ancelotti: Milani gaboi me Maldinin, nuk “hidhet” një pjesë e historisë

  • 02/03/2025
  • |
  • Itali
Ancelotti: Milani gaboi me Maldinin, nuk “hidhet” një pjesë e historisë

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë një intervistë të gjatë për Rai 2, ku ndër të tjera ka kritikuar drejtuesit e Milanit për sjellën e tyre me disa nga legjendat e klubit.

"Reali i Madridi është klubi më i rëndësishëm në botë dhe këtu historia është shumë e gjallë dhe ata që e kanë shkruar atë vlerësohen shumë.

Largimi i Maldinit nga klubi, me të gjitha defektet që ai mund të ketë, është largimi i një pjese të historisë. Paolo është një njeri i futbollit dhe përfaqëson Milanin. Drejtuesit e klubit kuqezi bënë një gabim të madh kur e larguan atë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i njohur.