RTSH Sport Live

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

  • 8 orë para
  • |
  • Itali
Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie A në stolin e Milanit. Për trajnerin portugez mesatarja e pikëve është 1.40 për ndeshje, më e ulët se ajo e Paulo Fonsecas, i cili në pesë muajt me kuqezinjtë kishte arritur në 1.59.

Një fakt që i bën tifozët dhe drejtuesit të reflektojnë jo pak, pasi kjo e fundit po përballet me një vendim delikat për të ardhmen e ish-trajnerit të Portos.

Sa i përket statistikave, Milani deri më tani ka grumbulluar 41 pikë pas 27 ndeshjesh. Duke parë dhjetë sezonet e fundit, vetëm një herë klubi 19-herë kampion i Italisë ka bërë më keq. Pikërisht në sezonin 2019-2020 kur Giampaolo dhe Pioli alternonin në stol. Në atë rast pikët ishin vetëm 39 me 11 ndeshje para. Megjithatë, në vitin e titullit, Tonali dhe shokët e tij kishin 57 pikë në këtë pikë të sezonit.