Në ndeshjen e javës së 27-të të Serisë A, Milani u mposht 2-1 në San Siro nga Lazios, pësoi disfatën e tretë radhazi dhe u dha përfundimisht lamtumirën shpresave për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Lacialët ngjiten në vendin e katërt duke pritur Juventus-Verona. Bardhekaltërit dolën shumë më mirë në pjesën e parë, duke kaluar në avantazh me një gol të Zaccagni. Djalli u përmirësua në pjesën e dytë, por mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 68-të për shkak të një faulli të Pavlovic ndaj Isaksen.
Conceiçao aktivizoi Chukëueze, i cili barazoi me kokë në minutën e 85-të. Në kohën e rikuperimit, Maignan pengoi Isaksen dhe Manganiello, i kujtuar nga VAR, jep penalltinë të cilën Pedro nuk e humb (98').