Carlo Ancelotti fitoi gjithçka në stolin e Real Madridit dhe nuk humbet asnjë rast për të falënderuar presidentin Florentino Perez, i cili e deshi në pankinën e Blancos në 2013 dhe e kujtoi në vitin 2021. Për Marca, trajneri italian ka rrëfyer admirimin e madh ndaj tij.
“Real Madrid ka fituar dhe vazhdon të fitojë shumë në historinë e tij sepse nuk i pëlqen të humbasë apo të barazojë. Ka klube që e pranojnë humbjen në një mënyrë ndryshe nga Real Madridi. Kjo rrit kërkesat dhe përgjegjësinë e njerëzve që punojnë në këtë klub”.
“Unë kam punuar në shumë klube të mëdha dhe Real Madridi është më i madhi në botë për sa i përket historisë, organizimit dhe kërkesave... E kuptoni se gjëja më e rëndësishme këtu është të bëni mirë në një nivel sportiv. Puna e presidentit është spektakolare, klubi po fiton shumë falë punës që ka arritur të bëjë”.