Lamine Yamal është një nga yjet e Barcelonës, i rilindur falë Hansi Flick dhe një sulmi atomik i përbërë gjithashtu nga Raphinha dhe Robert Lewandowski. Një treshe vërtet fantastike, por janë shifrat e të riut spanjoll ato që bëjnë përshtypje më së shumti: ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. Shifra që ilustrojnë rëndësinë e tij brenda grupit.
Drejtuesit e klubit blaugrana e dinë mirë këtë dhe janë gati të blindojnë talentin: sipas El Chiringuito, Barça do t'i kishte ofruar Yamal një kontratë të re 6-vjeçare, e cila mund të nënshkruhet pasi lojtari të mbushë 18 vjeç vitin e ardhshëm, më 13 korrik. Në marrëveshje, padyshim, do të ketë një klauzolë të re largimi prej 1 miliard eurosh.
Ideja është e qartë, që të mbrohen nga sulmet e klubeve të interesuara për fenomenin, veçanërisht nga PSG. Pak ditë më parë Enric Masip, këshilltari i Joan Laporta-s, zbuloi se klubi i Al-Khelaïfi kishte ofruar 200 milionë euro verën e kaluar për Yamal, i cili ka kontratë që skadon në qershor 2026.