RTSH Sport Live

Andy Cole dhe John Terry, në Hall of Fame të Premier League

  • 23/04/2024
  • |
  • Angli
Andy Cole dhe John Terry, në Hall of Fame të Premier League
Janë dy futbollistët e parë që marrin këtë vlerësim në 2024 pas Ashley Cole dhe i bashkohen një liste shumë të gjatë.

Ish-flamuri i mbrojtjes së Chelsea dhe një nga sulmuesit më të mëdhenj të Manchester United hyjnë në Hall of Fame të Premier League. Andy Cole dhe John Terry janë dy futbollistët e parë që marrin këtë vlerësim në 2024 pas Ashley Cole dhe i bashkohen një liste shumë të gjatë.

Në muajt e fundit ky nder i takoi Ian Wright, Peter Schmeichel, Sergio Aguero, Paul Scholes, Didier Drogba, Vincent Kompany, Alan Shearer, Thierry Henry, David Beckham, Dennis Bergkamp, ​​Eric Cantona, Steven Gerrard, Roy Keane, Frank Lampard, Wayne Rooney, Ashley Cole, Petr Cech, Rio Ferdinand dhe Patrick Vieira, si dhe trajnerët historikë Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger.