RTSH Sport Live

Rabio më pranë Mançester Junajtid

  • 20/07/2024
  • |
  • Angli
Rabio më pranë Mançester Junajtid
Premier Liga destinacioni i preferuar, në bisedime edhe me Liverpulin

Përforcimi i mesfushës ka qenë prioritet për Erik Ten Hag. Objektivi kryesor mbetet Manuel Ugarte i PSG, por në radarët e Junajtid ka përfunduar edhe Adrien Rabio.

Sipas gazetarit francez Romo Kole Godë, Rabio është shumë pranë Junajtid edhe pse është në bisedime edhe me Liverpul.

Përfaqësuesit e Rabio po bisedojnë me të dy klubet, por nga takimet e para rrezulton se “Djajtë e kuq” janë më të avantazhuar në garën për firmën me lojtarin.