RTSH Sport Live

Anekdota e Mesit: Henri më shkaktonte frikë

  • 27/12/2021
  • |
  • Spanjë
Anekdota e Mesit: Henri më shkaktonte frikë
“Një lojtar i madh që edhe gjërat e vështira i bënte të dukeshin të thjeshta”

“I respektoja të gjithë kampionët e mëdhenj që ishin. Që nga Ronaldinjo, Eto, Pyjol, pa folur për Ksavin dhe Iniestën, që ishin më të rinj në moshë. Por ishte një lojtar që më shkaktonte frikë e që më bënte të dridhesha. Ai ishte Henri”. Janë fjalët e Leo Mesit, të sjella nga Mirror, mbi fillimet e tij tek Barcelona, kur do të duhej të përballej me kampionë të mëdhenj. Argjentinasi tregon se kishte patur një farë frike të madhe ndaj Tierri Henri.

“Dija çdo gjë për të. E dija çfarë kishte bërë në Angli dhe në mënyrë të papritur jam gjendur me të në të njëjtën skuadër. Për të ndjeva dhe kam ndjerë një farë admirimi. Ditën e parë që ka ardhur në dhomat e zhveshjes nuk kisha guximin ta shihja në sy. Mënyra e tij e të luajturit, thjeshtësia me të cilën i bënte disa gjëra të tërhiqte. Arrinte t’i bënte të thjeshta dhe gjërat që dukeshin të vështira”.