RTSH Sport Live

Ansu Fati, gati kontrata e re me Barçën

  • 30/09/2021
  • |
  • Spanjë
Ansu Fati, gati kontrata e re me Barçën
Situata financiare e klubit nuk mundëson kohëzgjatjen

Mundo Deportivo ka publikuar të mërkurën lajmin se Jorge Mendes, përfaqësuesi i Ansu Fati, tashmë ka në tryezë një ofertë rinovimi për sulmuesin. Propozimi u bë tre javë më parë dhe Mendes, do ta studiojë atë me Mateu Alemany pas kthimit të tij nga Katari. Risia e madhe e ofertës është se, në kundërshtim me atë që do të donin, Barça nuk do të jetë në gjendje t'i ofrojë një kontratë të gjatë Ansu Fati.

Kjo për shkak të situatës financiare të klubit. Barcelona do t'i bëjë atij një kontratë të shkurtër që mund të rishikohet kur të përmirësohet situata. Siç zbuloi La Cope orët e fundit, Barça ka një kufi pagash prej 97 milionë, shumë larg nga shumat e viteve të fundit. Ansu Fati ka një kontratë deri në qershor 2022. Barça nënshkroi një klauzolë të njëanshme të zgjatjes deri në vitin 2024, por vlefshmëria e kësaj klauzole është në pikëpyetje pasi një lojtar nën moshën 18 vjeç nuk mund të nënshkruajë një kontratë për më shumë se dy vjet.

Barça beson se mund ta zgjidhë çështjen e zgjatjes së kontratës sa më parë. Lojtari, sipas informacioneve të ndryshme, e ka siguruar Mendesin të arrijë një marrëveshje me Barçën. Takimi i fundit fizik midis palëve u zhvillua më 15 shtator në Via Veneto. Kishte qëllime të mira nga palët dhe të gjithë dolën me idenë që Ansu, me dëshirë do të jetë sërish lojtar i Barçës dhe do të ketë një kontratë të re. Sigurisht, jo për aq kohë sa e priste Barça.