RTSH Sport Live

Arsenali, Arteta: I zhgënjyer, nuk kam fjalë

  • 17/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Arsenali, Arteta: I zhgënjyer, nuk kam fjalë
“Kemi fituar përvojë dhe do të punojmë në atë që kemi gabuar për të përmirësuar gabimet”.

Analiza e Mikel Artetës, trajnerit të Arsenalit, në Sky Sport pas eliminimit ndaj Bayern. “Për momentin ka një zhgënjim të madh në dhomat e zhveshjes se si shkoi kjo ndeshje, ne kemi fituar përvojë dhe do të punojmë në atë që kemi gabuar për të përmirësuar gabimet. Në këtë nivel marzhi i gabimit është i barabartë me zero, duke lënë atë hapësirë, ju lejon të pranoni një gol. Tani ne duhet të qëndrojmë pranë lojtarëve”.

“Mungoi hapi i fundit, ne ishim edhe më mirë se ata në fund por na mungonte shkëndija. Pikë nisja ky Champions? Absolutisht po, ne nuk luajtëm për shtatë vjet në këtë kompeticion dhe arritëm në çerekfinale e luajtëm deri në fund”.