RTSH Sport Live

Arsenali shkatërron Chelsea-n me 5 gola

  • 23/04/2024
  • |
  • Angli
Arsenali shkatërron Chelsea-n me 5 gola
E hap Trossard, pastaj dopietat nga Havertz dhe White: Arteta bën historinë dhe rrit epërsinë duke pritur Liverpoolin dhe Cityn

Gëzim i pafund për Arsenalin, që në ndeshjen e prapambetur, atë të javës së  29-të, mposhti 5-0 Chelsean në derbin e Londrës. Trossard hapi rezultatin në minutën e 4-të, me blutë që ishin afër barazimit disa herë gjatë pjesës së parë.

Skuadra e Pochettino shembet në mënyrë të bujshme në pjesën e dytë, ku pëson dopietat e Havertz (57' dhe 65') dhe White (52' dhe 70'). Gunners fluturojnë në +3 mbi Liverpool (një ndeshje më pak) dhe +4 mbi City (dy ndeshje më pak).

Kjo është fitorja më e thellë për Arsenalin në historinë e derbit me Chelsean, duke kaluar 5-1 të vitit 1930 (6-0 e Bluve në 2014-ën reziston akoma).