RTSH Sport Live

Asnjë medalje për Henrin në Olimpiadë: Mendoj se është kundër frymës së Lojërave

  • 21/11/2024
  • |
  • Futboll Bota
Asnjë medalje për Henrin në Olimpiadë: Mendoj se është kundër frymës së Lojërave
"Që në fillim të garës i thoshim vetes që ishim bashkë, por në fund nuk shkoi ashtu”.

Thierry Henry, ish-trajneri i skuadrës olimpike të Francës në futboll, foli në një intervistë për GQ për humbjen në finale ndaj Spanjës: “Më vjen drithërima vetëm duke e menduar... Unë fola me lojtarët që herët: Mos kini turp, mos u zhgënjeni, keni gjithë respektin tim”.

Ish-sulmuesi kritikoi organizatorët, të cilët nuk i dhanë medaljen e argjendtë: “Bëra disa shaka të vogla para gazetarëve kur më pyetën se ku ishte medalja ime, sepse ishte ‘qesharake’, por më dëmtoi stafin tim. Unë mendoj se është kundër frymës olimpike, madje edhe Leon Marchand dhe Teddy Riner nuk morën medalje”.

Henry përfundoi: "Një fitore ose një medalje është shpërblimi i një grupi me lojtarët e tij, por edhe i trajnerit të tij atletik, ndihmësit të tij, mjekut dhe fizioterapistëve të tij, të cilët shkojnë në shtrat në 4 të mëngjesit dhe më pas ngrihen. Ata nuk kanë të njëjtat rroga si lojtarët dhe meritojnë një medalje. Që në fillim të garës i thoshim vetes që ishim bashkë, por në fund nuk shkoi ashtu”.

Franca fitoi 5 ndeshje në Olimpiadë, duke humbur vetëm një: bilanci është 14 gola të shënuar dhe 6 të pësuar, nga të cilët 5 në aktin e fundit.