RTSH Sport Live

Atalanta e Gjimshitit shpërdoron, Verona e ndal

  • 15/04/2024
  • |
  • Itali
Atalanta e Gjimshitit shpërdoron, Verona e ndal
Scamacca dhe Ederson firmosën 2-0 midis minutave 13 dhe 18, por Verona barazoi brenda pesë minutave në pjesën e dytë.

Ndeshja e javës së 32-të e Serisë A, ajo mes Atalantës dhe Veronës e luajtur në Gewiss Stadium u mbyll në barazim 2-2. Skuadra zikaltër, me të cilën aktivizohet mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti dhe që luajti për 90 minuta në këtë sfidë, u duk se i hipotekoi tri pikët që në pjesën e parë, mes 13' dhe 18', kur një super Scamacca zhbllokoi sfidën dhe i shërbeu Edersonit për të dyfishuar epërsinë, por midis 56' dhe 60' u rikthye falë Lazovic dhe Noslin. Barazimi i artë për verdheblutë që dalin nga zona e rënies, Gasperini kalon në -4 nga Roma e vendit të pestë.

Atalanta ka pranuar katër gola në dy ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A, aq sa ka pranuar në shtatë ndeshjet e mëparshme në shtëpi të luajtura në turne.

Verona ka shënuar në të paktën gjashtë ndeshje radhazi në një sezon të vetëm të Serisë A për herë të parë që nga periudha midis shkurtit dhe prillit 2022 (shtatë, me Igor Tudor në stol).