RTSH Sport Live

Atletico, nuk mjafton Correa: Getafe rrëmben barazimin

  • 04/02/2023
  • |
  • Spanjë
Atletico, nuk mjafton Correa: Getafe rrëmben barazimin
Formacioni i trajnerit Simeone nuk shkon më shumë se një barazim 1-1

Një barazim që nuk i rri mirë një skuadre si Atletico Madrid, që u ndal në 1-1 përballë Getafe. Në minutën e 20-të Morata nuk gaboi ballë për ballë me Soria, por goli i ish-lojtarit të Juventusit u anulua për pozicion jashtë loje. Presioni nga Colchoneros ishte i lartë, por as Koke nuk arrin të shënojë në minutën e 27-të. Njëmbëdhjetëshi i Simeones zbehet në fund të fraksionit të parë, por miqtë nuk mundën të përfitojnë nga kjo. Në pjesën e dytë, një goditje dënimi e rrezikshme për djemtë e Flores, të cilët megjithatë nuk arrijnë të kalojnë përpara.

Asistenti i Lahoz zhvlerëson edhe golin e Correas, por këtë herë VAR korigjon zgjedhjen e arbitrit dhe është 1-0. Dhe Correa, i zëvendësuar, gëzohet nga pankina. Në minutën e 80-të drejtuesi i ndeshjes jep një penallti për një faull me dorë të Saul: Enes Ünal nuk gaboi nga pika e bardhë dhe barazoi rezultatin. Atletico ngjitet në 35 pikë, duke mos shënuar fitoren e tretë radhazi. Ndërsa Getafe mbetet e parafundit në lartësinë e 18 pikëve.