RTSH Sport Live

Atletico shokohet, eliminohet në Kupë nga një ekip i divizionit të tretë

  • 06/01/2021
  • |
  • Spanjë
Atletico shokohet, eliminohet në Kupë nga një ekip i divizionit të tretë
Skuadra e trajnerit Simeone eliminohet në raundin e dytë nga Cornellà, një ekip i Barcelonës që luan në ligën e tretë spanjolle

Atlético Madrid shokohet në raundin e dytë të Kupës së Mbretit.  Ekipi i Diego Simeone është eliminuar në mënyrë befasuese nga një ekip nga Segunda Division B, liga e tretë spanjolle: Cornellà.

Rezultati final 1-0 I befasoi të gjithë, para së gjithash të besuarit e Cholo, të cilët janë liderë në Liga dhe kishin humbur vetëm dy ndeshje gjatë gjithë sezonit, kundër Bayern Munchen dhe Real Madrid.

Pavarësisht përdorimit të shumë titullarëve (Joao Felix, Saul, Kondogbia, Vitolo, Correa, Lodi, Gimenez ...), goli i Adrian Jimenez vendosi sfidën pas 7 minutash lojë. Për më tepër, një ish në këtë sfidë: ai ka luajtur më parë te Atlético 'B', nga janari deri në gusht 2018.

Nata e zezë e Colchoneros vazhdoi me dëmtimin e Josema Gimenez dhe dëbimin e Ricardo Sanchez. Pavarësisht peshës të kundërshtarit, Atlético kurrë nuk arriti të gjente mundësi reale të mëdha.

Për të dytin vit radhazi, skuadra e Simeone eliminohet nga Kupa e Mbretit, nga një skuadër e divizionit të tretë, vitin e kaluar kundër Cultural Leonesa.