Të nesërmen e takimit Spanjë-Angli kanë dalë edhe shifrat sa i përket audiencës së “TVE” gjatë ditës së djeshme.
Mësohet se finalja e Berlinit është ndjekur nga 13.587.000 milionë telespketatorë ndërsa shifra e shikuesve të cilët janë sintonizuar të paktën një herë gjatë ndeshjes në “TVE” është më e madhe, 18.939.000 milionë telespektatorë.
“TVE” ka bërë publike edhe numrat e telespektatorëve, të cilët kanë ndjekur prag ndeshjen mes Spanjës dhe Anglisë. Emisioni, i cili i parapriu duelit ku u vendos fituesja e Europianit, u ndoq nga 7.168.000 milionë banorë ndërsa shifra e telespektatorëve, të cilët janë sintonizuar qoftë për pak minuta në këtë këtë pjesë ishte 10.666.000 milionë.