RTSH Sport Live

Australian Open, Nadal dhe Tsitsipas fitojnë ndeshjet e para

  • 16/01/2023
  • |
  • Të tjera
Australian Open, Nadal dhe Tsitsipas fitojnë ndeshjet e para

Rafa Nadal e nis aty ku e mbylli në Melburn. Spanjolli, i cili është kokë serie dhe kamopion në fuqi i Australian Open, kaloi në turin e dytë pas fitores në katër sete përballë anglezit Jack Draper ( i 50 në renditje).

Nadal nuk është ende në formën e vet më të mirë vuajti disi në këtë takim ku i dhuroi shumë pikë rivalit falë gabimeve të bëra. Ndeshja e cila zgjati tre ore e 40 minuta përfundoi me shifrat 7-5, 2-6, 6-4 dhe 6-1. Në setin e tretë britaniku pati disa problem muskulore, të cilat e detyruan që të humbte terren.

Në turin e dytë Nadal do të sfidojë amerikanin McDonald. Ditë pozitive ishte edhe për Stefanos Tsitsipas. Greku, i cili nëse fiton turneun merr dhe vendin e parë të renditjes ATP, mundi në tre sete francezin Halys.

Rezultatet kryesore:

Hubert Hurkacz - Pedro Martinez 7-6, 6-2, 6-2

Francisco Cerundolo - Guido Pella 6-4, 6-4, 6-3

Rafael Nadal - Jack Draper 7-5, 2-6, 6-4, 6-1

Stefanos Tsitsipas - Quentin Halys 6-3, 6-4, 7-6